BOTA, 6 Mars 2025, 15:20

Donald Trump urdhëron shfuqizimin e Departamentit të Arsimit të SHBA-ve, presidenti pritet të firmosë urdhër ekzekutivin

Donald Trump urdhëron shfuqizimin e Departamentit të Arsimit të

Presidenti i SHBA-ve,  Donald Trump pritet të firmosë  një urdhër ekzekutiv që synon qëllimin e tij të hershëm për të shfuqizuar Departamentin e Arsimit të SHBA-ve, raporton “Wall Street Journal.”

Urdhri mund të nënshkruhet sot (të enjten) sipas gazetës, e cila i referohej personave në dijeni të çështjes, por pa i identifikuar ata. Shtëpia e Bardhë dhe departamenti nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.

Presidenti Trump ka bërë vazhdimisht thirrje për eliminimin e departamentit, duke e quajtur veprimtarinë e tij “një mashtrim të madh”.

Ai propozoi mbylljen e tij që në mandatin e parë si president, por Kongresi nuk veproi, raporton The Guardian. 

Republikanët kanë kërkuar prej kohësh mbylljen e departamentit. Sekretarja e Arsimit Linda McMahon, e cila u konfirmua nga Senati të hënën, ka mbrojtur planin e Presidentit Trump për të mbyllur agjencinë.

Por mbrojtësit e Departamentit thonë se është thelbësore që të ruhen standardet e arsimit të lartë publik si dhe akuzojnë republikanët se po përpiqen ta shdërrojnë arsimimin, në fitimprurës.