TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rritja e fortë e pagave në fillim të vitit, për punonjësit Eurozonës, nuk do të mund të qetësojë zyrtarët e Bankës Qendrore Europiane, që mendojnë se sa mund t’i ulin normat e interesit. Të dhënat nga ekonomitë më të mëdha të bllokut, sugjerojnë se rritja e pagave të negociuara, nuk u ngadalësua ndjeshëm në tremujorin e parë. Rreziku është, që kompanitë të kalojnë kostot në rritje tek konsumatorët, duke e mbajtur inflacionin mbi 2% për më gjatë. Një fajtor kryesor është Gjermania, ku marrëveshjet e kaluara i kanë rritur pagat ndjeshëm.
Pra, ndërsa ulja fillestare e planifikuar e qershorit, në normën e depozitave, është pothuajse e sigurt se do të zbatohet, çdo shpresë për një lëvizje tjetër të shpejtë muajin e ardhshëm, po zvogëlohet.
“Për BQE-në, rritja e fortë e pagave në Gjermani, do të jetë një arsye tjetër për të ecur me shumë kujdes me uljet e normave edhe nëse rritja e pagave në shumicën e vendeve të tjera të Eurozonës, është shumë më e vogël”, tha Carsten Brzeski, ekonomist në ING.
Fitimet e pagave, ndoshta u ngadalësuan në 4.3% nga një vit më parë, gjatë tre muajve të parë të 2024, krahasuar me 4.5% për tremujorin e fundit të 2023, sipas Bloomberg Economics. Ndërsa nuk e kalonin 3.5% në Francë, Itali dhe Spanjë, ata arritën në 4.8% në Gjermani.
Për BQE-në, një pjesë e sfidës është se negociatat, funksionojnë shumë ndryshe në të gjithë kontinentin. Ndërsa shumë kontrata në Belgjikë, janë të lidhura drejtpërdrejt me inflacionin, punëtorët gjermanë dhe italianë, shpesh duhet të presin raunde të reja bisedimesh, që përcaktojnë kompensimin gjatë shumë viteve.
Në Francë, ndërkohë, tregjet janë më fleksibël dhe pagat në një mori sektorësh, bien dakord një herë në vit, thanë ekonomistët e Barclays. Ndërsa Brzeski i ING, sheh një përshpejtim në afërsisht 5%, analistët e Nomura presin rritje të qëndrueshme prej 4.5% dhe vlerësimi mbi Barclays parashikon një ngadalësim rreth 4%.
“Ka disa tregues nga tregu i punës, që sugjerojnë se rritja e pagave, në Eurozonë po ngadalësohet,” tha ekonomisti i Barclays, Christian Keller. “Kjo duhet të kontribuojë në dezinflacionin e mëtejshëm, i cili tashmë është më i theksuar se në SHBA.”
Ata më pak optimistë, tregojnë për një treg të ngushtë pune, që shmangi një recesion të cekët në gjysmën e dytë të 2023. Në Gjermani pati një mori grevash të transportit këtë vit dhe disa punëtorë ndërtimi, që kërkojnë paga më të mira, do të largohen, për herë të parë në 17 vjet.
“Mungesa e fuqisë punëtore, do të ushtrojë presion në rritje mbi pagat,” tha kryeekonomisti i Berenberg, Holger Schmieding. “Prandaj, ne nuk parashikojmë, që rritja nominale e pagave, të ulet nën 4% në baza të qëndrueshme.”
Përcaktuesit e normave, kanë theksuar gjithashtu, se fitimet e korporatave duhet të përthithin disa nga kostot më të larta të punës, pas zgjerimit të marzheve te fitimeve vitet e fundit. Deri në çfarë mase ndodh kjo në sektorin e shërbimeve një fokus kryesor për momentin është e pasigurt.
“Ndërsa ishte parë përparim, monitorimi i lidhjes midis pagave, rritjes së produktivitetit dhe fitimeve, vazhdoi të ishte kyç,” tha ai.