TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

35 persona mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në lindje të Romës. Sipas mediave italiane, shpërthimi u pasua nga një zjarr i madh.
Shpërthimi ndodhi në një shpërndarës gazi në Via dei Gordiani, në Prenestino. Mediat lokale raportojnë se shërbimet e emergjencës , përfshirë policinë, një zjarrfikës dhe një ndihmës mjekësor, janë midis të plagosurve. Ka raportime se një shpërthim dytësor ndodhi në vendngjarje.
⛽ Esplode un distributore a Roma ⛽
Feriti un vigile del fuoco, operatori del 118 e alcuni passanti. Danni a palazzi vicini. Chiusa la fermata metro C Teano.#Roma #Esplosione #Prenestino #Vigilidelfuoco #Emergenze #Cronaca #Benzina #GPL #Centocelle pic.twitter.com/tPLNUNoGvU
— Money.it (@moneypuntoit) July 4, 2025
Ndërsa stacioni i afërt i metrosë, Teano, është mbyllur ndërsa ndërtesat pranë shpërthimit kanë pësuar gjithashtu dëme. Banorët ikën menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa dëshmitarët okularë raportuan një erë të fortë gazi para shpërthimit të parë.