TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

"Nuk kam bërë asnjë përparim për Ukrainën me Putinin". Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, para se të nisej për në Iowa, në një tubim me mbështetës të tij.
Gjatë telefonatës mes të dyve, Presidenti amerikan i tha Vladimir Putinit se nuk është i kënaqur me situatën në Ukrainë dhe mohoi se kishte ndaluar furnizimin me armë për Ukrainën.
"Ne e kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë, por duhet të sigurohemi që të kemi mjaftueshëm për veten tonë", theksoi Presidenti.
Udhëheqësi i Kremlinit i është drejtuar presidentit të SHBA-së duke i thënë se Rusia nuk do të tërhiqet nga qëllimet e saj në Ukrainë.
Sakaq, Zelensky pritet të zhvillojë gjithashtu një telefonatë këtë të premte me Trump.