TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa persona u plagosën në një sulm me thikë të enjten në qendër të Tampere-s, Finlandë, pranë një qendre tregtare. Incidenti ndodhi rreth orës 4:30 të pasdites.
Nuk është e qartë se sa njerëz janë plagosur ose cila është gjendja e tyre shëndetësore. Një dëshmitar okular i tha medias finlandeze se pa kalimtarë duke u dhënë ndihmën e parë dy personave të shtrirë përtokë, e cila ishte e mbuluar me gjak.
Policia ka arrestuar një 20-vjeçar që besohet të jetë sulmuesi dukke deklaruar se nuk ka më rrezik për publikun. Motivet e sulmuesit janë aktualisht të panjohura.