TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këngëtari brazilian Darlyn Morais ka ndërruar jetë për shkak të komplikimeve pasi u pickua në fytyrë nga një merimangë.
Morais, 28 vjeç u pickua disa javë më parë dhe u shtrua në spital, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë pas komplikacioneve.
Familjarët e tij thanë pas pickimit, ai shfaqi shenja dobësie dhe lodhje, ndërsa pickimi në fytyrë u bë edhe më i dukshëm, duke u mavijosur.
Sipas mjekëve, ai shfaqi komplikacione pasi pësoi një shok alergjik si pasojë e pickimit.