TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se Shërbimi Sekret duhet të përcaktojë se si është future kokaina në Shtëpinë e Bardhë.
Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën drogën gjatë një pastrimi rutinë të Shtëpisë së Bardhë të dielën, në një qese të vogël plastike në tokë.
Të mërkurën, zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret.
“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, tha ajo.
Biden po udhëtonte me anëtarët e familjes gjatë fundjavës, kur u zbulua kokaina dhe kompleksi u evakuua për pak kohë si një masë paraprake. Shërbimet e urgjencës u thirrën për të testuar substancën për t’u siguruar që nuk ishte e rrezikshme, dhe një test fillestar tregoi një rezultat pozitiv për kokainë.
Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se kush e solli drogën në Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për sigurimin e Shtëpisë së Bardhë, po analizon të dhënat e vizitorëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë.