TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Miliarderi Elon Musk është tërhequr nga deklaratat e disa ditëve më parë, ku njoftoi se kompania e tij Space X nuk do të mund të paguante më për shërbimet e ofrimit të internetit satelitor falas në Ukrainë.
Përmes një njoftimi në Twitter Musk njofton se kompania e tij do të financojë internetin falas në vendin e shkatërruar nga lufta edhe për një periudhë kohore të pacaktuar.
“Dreqin! Edhe pse Starlink ende po humbet para dhe kompanitë e tjera po marrin miliarda dollarë nga taksapaguesit, ne thjesht do të vazhdojmë të financojmë falas për qeverinë e Ukrainës”, shkroi Elon Musk.
Kujtojmë se deri më tani rreth 20 mijë terminale të satelitit Starlink i janë dhuruar Ukrainës. Musk njoftoi përmes Twitterit se “ky operacion i kushtoi 81 milionë euro SpaceX dhe deri në fund të vitit do ta kalojë shifrën e mbi 100 milionë eurove”.
Dokumentet e marra nga CNN treguan se muajin e kaluar SpaceX kishte dërguar një letër në Pentagon, ku ata bënin të ditur se më nuk mund të vazhdonin të financonin shërbimin e Starlink siç kanë bërë deri më tani.
Në letër kërkohej që Pentagoni ta marrë përsipër financimin për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtria ukrainase, për të cilën SpaceX pretendon se mund të kushtonte më shumë se 120 milionë euro për deri në fund të vitit, dhe mund të kushtojë deri në afro 400 milionë euro për 12 muajt e ardhshëm.
The hell with it … even though Starlink is still losing money & other companies are getting billions of taxpayer $, we’ll just keep funding Ukraine govt for free
— Elon Musk (@elonmusk) October 15, 2022