BOTA, 16 Tetor 2022, 10:23

VIDEO/ Gafa e Biden, "këshillon" vajzën e mitur: Jo lidhje serioze deri në të 30-at!

VIDEO/ Gafa e Biden, "këshillon" vajzën e mitur: Jo lidhje

Në rrjete sociale është përhapur gjerësisht një video e presidentit amerikan Joe Biden, i cili shihet duke kapur nga shpatullat një vajzë adoleshente dhe duke i dhënë "këshilla" se kur duhet të lidhet me një mashkull.

Ngjarja u shënua në një kolegj në Kaliforni, teksa presidenti amerikan iu afrua të miturës, të cilën e kapi nga krahu dhe i tha në vesh: “Jo lidhje serioze deri në të 30-at”

Vajza shihet paksa e sikletosur, teksa i përgjigjet me delikatesë presidentit: “Në rregull, do ta kem parasysh”.

Videoja është publikuar në Twitter nga reporteri, reporteri Kalen D’Almeida, i cili pretendon gjithashtu se Shërbimi Sekret ka tentuar të parandalojë filmimin e momentit kur Biden po fliste, por pa sukses.

Ndërkohë kundërshtarët e Bideni reaguan me kritika të ashpra, duke e cilësuar deklaratën si të “papranueshme”.