BOTA, 15 Tetor 2022, 11:32

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në minierën e qymyrit, shpëtohen 58 minatorë, dhjetëra të tjerë të bllokuar

Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në minierën e qymyrit,

Numri i viktimave nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Turqi raportohet se ka shkuar në 40.

Ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu tha se 58 njerëz ishin shpëtuar nga miniera dhe dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar.

Rreth 110 persona ishin në minierë në kohën e shpërthimit të premten, pothuajse gjysma e tyre në mbi 300 metra thellësi.

Ekipet e emergjencës po punojnë për shpëtimin e të mbijetuarve të tjerë.

“58 minatorë kanë dalë të padëmtuar. Ne vlerësojmë se 15 minatorë janë të bllokuar poshtë dhe ne po përpiqemi t’i shpëtojmë,” u tha Soylu gazetarëve në vendngjarje.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz po punonin në zonën e “rrezikshme” midis 300 dhe 350 metra nën tokë, tha Soylu.

“Ne po përballemi me një situatë vërtet të dhimbshme”, tha Ministri i Energjisë i Turqisë.