BOTA, 23 Korrik 2024, 19:10

Dorëheqja e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret pas atentatit të tij, Trump: Nuk më mbrojtën siç duhet

Dorëheqja e Drejtoreshës së Shërbimit Sekret pas atentatit

Ish-presidenti Donald Trump, ka reguar përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social” pas dorëheqjes së Drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Kimberly Cheatle.

Pa përmendur drejtpërdrejt Cheatle, Trump thotë se administrata Biden/Harris nuk e mbrojti siç duhet atë dhe ai u detyrua të merrte një plumb për Demokracinë në tubimin e tij më 13 korrik, duke shkruar më tej se ishte nderi i madh ta bënte këtë.

“Administrata Biden/Harris nuk më mbrojti siç duhet dhe u detyrova të marr një plumb për Demokracinë. Ishte nderi i madh ta bërë këtë!”, ka shkruar ai.

Ndër të tjera, Trump ka shkruar se presidenti Joe Biden po shndërrohet në një hero pas shpalljes së vendimit të tij për të mos kandiduar për rizgjedhje.

Ndërsa nuk ka lënë pa përmendur dhe zëvendës presidenten Kamala Harris, për të cilën ka shkruar se “ po shkatërron gjithçka që prek”.