BOTA, 29 Maj 2022, 19:01

Disa orë pas vizitës së Presidentit Zelensky regjistrohen shpërthime të fuqishme në Kharkiv

Disa orë pas vizitës së Presidentit Zelensky regjistrohen

Për herë të parë pas tre muajsh luftë, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky la sot Kievin për të vizituar një qytet në verilindje të vendit, Kharkivin.

Ai u takua me ushtarët ukrainas që luftojnë këtë zonë ku i shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre.

Menjëherë pas vizitës së tij, BBC raporton se u regjistruan shpërthime të forta në Kharkiv. Ky ishte një paralajmërim nga ana e forcave ruse që duan të tregojnë se nuk janë larguar plotësisht nga qyteti.

Vizita e Zelensky-t ishte një demonstrim i suksesit të vendit në largimin e forcave ruse nga qyteti.

Dhe ndoshta kishte për qëllim të rriste moralin ndërsa Ukraina përpiqet të frenojë një ofensivë masive ruse në zonën e Donbasit më në lindje.