BOTA, 29 Maj 2022, 16:01

Zelensky në një udhëtim të rrallë jashtë Kievit, viziton pozicionet e vijës së parë në Kharkiv

Zelensky në një udhëtim të rrallë jashtë Kievit,

Pas më shumë se tre muajsh luftimesh, Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë jashtë qytetit të Kievit.

Sipas BBC, Zelensky zhvilloi një vizitë në frontin e luftës në qytetin e Kharkiv ku takoi ushtarët ukrainas.

“Dua t’ju falënderoj të gjithëve për shërbimet që keni bërë. Të gjithë ju rrezikoni jetët tuaja për vendin tonë” – i tha Presidenti ushtarëve ukrainas.

Qyteti në verilindje të Ukrainës ka qenë një prej shënjestrave kryesore të Rusisë që prej fillimit të luftës, ku mijëra persona janë vrarë ndërsa shumë godina janë shkatërruar.