BOTA, 29 Maj 2022, 14:50

Lufta/ Rusia: Kemi vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e fundit

Lufta/ Rusia: Kemi vrarë 300 ushtarë ukrainas në 24 orët e

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka deklaruar se se raketat e saj kanë shkatërruar një arsenal të madh të armëve të ushtrisë ukrainase në Kryvyi Rih – qytetin e origjinës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zëdhënësi i ministrisë Igor Konashenkov pretendon se, në 24 orët e fundit janë vrarë më shumë se 300 ushtarë ukrainas.

Sipas tij, një numër objektivash të tjera ushtarake ukrainase u goditën në ofensivë, duke përfshirë një sistem mbrojtës rus që rrëzoi një avion luftarak ukrainas SU-25 në Dnipro.

“Në total, si rezultat i sulmeve ajrore ruse, u shkatërruan më shumë se 300 ushtarë ukrainas deri në 50 njësi të pajisjeve ushtarake dhe speciale të forcave të armatosura të Ukrainës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.