BOTA, 29 Maj 2022, 16:25

Moti i keq “mbërthen” Italinë, shi e përmbytje në pjesën më të madhe të vendit, alarm në nëntë rajone

Moti i keq “mbërthen” Italinë, shi e përmbytje

Moti i keq ka mbërthyer thuajse të gjithë territorin e Italisë. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shira dhe era të rrëmbyeshme kanë prekur kryesisht zonën e Trentino.

Rruga e Mazës u mbyll për tri orë për qarkullimin e makinave, ndërsa u rihap në një drejtim të alternuar në pritje të punimeve.

Në Porte di Borgo Chiese një rrëshqitja masive dheu shkaktoi mbylljen e rrugës që lidh Condinon me Cimego. Tri familje u evakuuan.

Ndërkohë alarm i verdhë ndodhet në nëntë rajone të Italisë, Aruzzo, Kalabria, Emilia Romagna, Marche, Lombardia, Piemonte, Toskana, Veneto, Sicilia dhe Umbria.

Pasditen e djeshme rrugë dhe shtëpi janë përmbytur në disa zona të Palermos, si pasojë e një rrebesh të fuqishëm, por për fat të mirë, veç dëmeve material nuk ka pasur raportime për të lënduar.