BOTA, 26 Shkurt 2023, 10:26

“Dëshirojnë të likuidojnë Rusinë”, Putin akuza ndaj NATO-s: Duhet të marrim parasysh kapacitetet e tyre bërthamore

“Dëshirojnë të likuidojnë Rusinë”, Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia nuk ka zgjidhje tjetër veçse të marrë parasysh kapacitetet bërthamore të NATO-s, pasi aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA po kërkon humbjen e Kremlinit sipas tij.

“Në kushtet e sotme, kur të gjitha vendet udhëheqëse të NATO-s kanë deklaruar qëllimin e tyre kryesor si shkaktimin e një humbjeje ndaj nesh, në mënyrë që njerëzit tanë të vuajnë, si mund të shpërfillim kapacitetet e tyre bërthamore në këto kushte”, deklaroi Putin për televizionin shtetëror Rossiya 1.

Putin pretendoi se “Perëndimi dëshiron të likuidojë Rusinë”, pasi sipas tij qëllimi i tyre është “shpërbërja e ish-Bashkimit Sovjetik dhe pjesës së tij themelore, federatës ruse”.