TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tragjedi ka ndodhur në det, pranë një plazhi në zonën e Crotones në Itali.
Mediat bëjnë me dije se një anije me 100 persona që vinin nga Irani, Pakistani dhe Afganistan u përplas me shkëmbinjtë pak para se mbërrinte në breg, për shkak të erërave të forta.
Ngjarja ndodhi disa metra larg bregut të Steccato di Cutro. Deri më tani dyshohet se kanë humbur jetën 40 persona mes të cilëve edhe shumë fëmijë.
Ndërkohë që 15 emigrantë janë nxjerrë të gjallë nga autoritetet portuale.
Ekipet po vijojnë kërkimet në det për të gjetur persona të mbijetuar pranë vendit ku u përplas anija.