BOTA, 3 Shtator 2024, 09:36

Humbi kontrollin mbi mjetin, shoferi i autobusit të nxënësve përplas për vdekje 11 prindër e fëmijë dhe plagos 13 të tjerë

Humbi kontrollin mbi mjetin, shoferi i autobusit të nxënësve

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e së martës në Kinë, kur një autobus shkolle ka përplasur prindërit dhe fëmijët jashtë godinës së shkollës, duke shkaktuar 11 të vdekur dhe 13 të plagosur.

BBC raportohet se viktimë e aksidentin fatal kanë mbetur gjashtë prindër dhe pesë nxënës.

Mësohet se njëri prej të lënduarve është në gjendje kritike për jetën, ndërsa 12 të tjerë janë në gjendje të qëndrueshme.

Tragjedia ka ndodhur pranë një porte shkolle në qytetin Tai’an, rreth 400 kilometra në juglindje të Pekinit, në provincën Shandong.

Sipas informacioneve fillestare, aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e autobusit të shkollës teksa po i afrohej shkollës.

Pas aksidentit drejtuesi i mjetit është arrestuar, ndërsa hetimet për shkaqet vijojnë ende.

Aksidentet vdekjeprurëse të trafikut janë një dukuri e shpeshtë në Kinë. Në korrik të këtij viti, policia tha se një automjet u përplas me një grup këmbësorësh në qytetin qendror të Changsha, duke vrarë tetë persona dhe duke plagosur disa të tjerë.