BOTA, 3 Shtator 2024, 14:17

Përmbyset varka me emigrantë, 12 të vdekur në Kanalin Anglez

Përmbyset varka me emigrantë, 12 të vdekur në Kanalin Anglez

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi u zhvillua në Kanalin Anglez pasi një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u përmbys pranë bregut të Le Portel në veri të Francës 

Të paktën 12 persona humbën jetën pas përmbysjes së varkës, bëjnë të ditur autoritetet lokale. 

53 persona janë shpëtuar nga autoritetet, por disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Qeveria e re laburiste e MB, ka premtuar goditje ndaj grupeve kriminale që trafikojnë njerëz nga Franca drejt Britanisë me gomone, por kalimet në La Mansh vijojnë.