BOTA, 19 Janar 2022, 18:03

COVID-19 në Gjermani, shënohet shifra më e lartë e infektimeve që prej fillimit të pandemisë, ja çfarë thonë autoritetet

COVID-19 në Gjermani, shënohet shifra më e lartë e

Gjermania ka tejkaluar shifrën e 100 mijë rasteve ditore me koronavirus. Kjo ka ndodhur për herë të parë që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet thonë se kjo ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit Omicron në vend.

Sipas mediave të huaja, shifrat e së mërkurës nga Instituti Robert Koch (RKI), Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Sëmundjeve, treguan se 112,323 raste të reja ishin regjistruar në 24 orët e fundit. Të premten, shifrat ditore kaluan shifrën 90,000 për herë të parë, dhe një javë më parë u zbuluan 80,430 raste të reja.

Kreu i RKI, Lothar Wieler, foli kohët e fundit për një “fazë të re” të pandemisë ndërsa infeksionet rriten.

Aktualisht, relativisht pak njerëz të moshuar, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rasteve të rënda të Covid-19, janë të infektuar.

Ndërsa incidenca në mesin e moshave 5 deri në 14 vjeç tani është rreth dhjetë herë më e lartë se tek njerëzit e moshuar dhe është dyfishuar brenda një jave.

Vdekjet duket se janë në një prirje rënëse: në të gjithë Gjermaninë u regjistruan 239 vdekje nga Covid-19 në 24 orët e fundit, krahasuar me 384 një javë më parë.