TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëria e Bashkuar do të ketë një kryeministër të ri, i cili do të përcaktohet nga zgjedhjet që po mbahen për kryetarin e Partisë Konservatore.
Në garë janë Sekretarja e Jashtme, Lizz Truss dhe ish Kancelari i Thesarit, Rishi Sunak, të dy figura të larta të kësaj partie.
Fituesi i kësaj gare do të mësohet ditën e hënë, 5 shtator, kur rezultati të bëhet me dije nga Sir Graham Brady, drejtues i asaj që njihet si Komisioni Konservator 1922.
Më pas, kryeministri aktual Boris Johnson do t'i dorëzojë Mbretëreshës Elisabet II dorëheqjen dhe automatikisht lideri i ri i konservatorëve do të jetë kryeministri i ardhshëm.
Kështu kryeministri i ri zgjidhet me votat e anëtarëve të Partisë Konservatore, që në fakt përben vetëm 1% të popullsisë në Mbretërinë e Baskuar.
Kryeministri i ri do të duhet të përballet me sfida shume të rëndësishme, si kriza energjitike, rritja galopante e çmimeve dhe lufta në Ukrainë.
Lizz Truss ka premtuar ulje taksash dhe anullimin e vendimit për rritjen e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu ajo ka premtuar heqjen e disa taksave për të ulur faturat e energjisë elektrike të konsumatorëve, të cilat kanë pësuar rritje të ndjeshme dhe pritet të arrijnë në shifra të papërballueshme nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga qeveria.
Ndërsa Rishi Sunak ka një version më të kujdesshëm për taksat, duke mos premtuar uljen e tyre deri në uljen e inflacionit, që ka arritur nivele mjaft të larta në 10.1%. Ai ka premtuar rritjen e taksave për korporatat.