BOTA, 1 Shtator 2022, 11:19

Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë gjendet i vdekur, u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë! Dyshohet se…

Biznesmeni rus që kritikoi luftën në Ukrainë gjendet i

Kreu i bordit menaxhues të kompanisë Lukoil, që konsiderohet si prodhuesi më i madh privat i naftës në Ukrainë, raportohet se ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e spitalit.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax, raporton se Ravil Maganov u rrëzua nga dritarja e spitalit në Moskë.

Lukoil ishte një nga disa kompani ruse që haptazi ka kritikuar veprimin e Kremlinit, sa i përket pushtimit të Ukrainës.

Në mars, bordi i kësaj kompanie ruse të naftës kishte bërë thirrje që sa më shpejtë t’i jepet fund konfliktit të armatosur, duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat.

“Mbështesim fuqishëm armëpushimin dhe arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund problemeve. Një gjë e tillë duhet arritur me negociata dhe diplomaci”, shkroi ne atë kohë kompania.

Por vdekja e biznesmenit rus po shihet me dyshim nga Perëndimi, pasi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdimisht në mënyrë indirekte është akuzuar se dyshohet se është i përfshirë në likuidimin e njerëzve që janë kundër luftës në Ukrainë.