TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Forcat qeveritare në Ukrainë po përpiqen të marrin iniciativën për kundërofensive ndaj forcave ruse para ardhjes së dimrit. Një kundërofensivë tashmë është duke u zhvilluar në jug dhe ukrainasit po përgatiten ta zgjerojnë atë në lindje për të rimarrë tokën e humbur në Donbas dhe rreth Kharkivit në veri.
Garda Kombëtare mban Donbasin në lindje të Ukrainës, territor që Vladimir Putin e ka pretenduar si tepër me rëndësi për qëllimet e tij të luftës. Ky territor do të merret “hap pas hapi”, tha ai. Por tani për tani, përparimi rus është reduktuar tepër dhe çdo gjë është zvarritur.
Në Donbas, dhe më tej në veri në periferi të Kharkivit, qyteti i dytë i Ukrainës, forcat ukrainase janë përgatitur për një kundërofensivë.
Kohët e fundit ushtria ka lëvizur rreth Khersonit. Është i vetmi qytet që forcat ruse kanë “kapur” në perëndim të lumit Dnipro, një vendbanim me rëndësi strategjike. Të njëjtat trupa tani janë përfshirë në betejë, duke mbështetur forcat që kanë thyer linjat ruse në të paktën tre vende, si pjesë e një kundër-ofensive të planifikuar prej kohësh në jug.
Mes zhurmës së zjarrit të artilerisë në një bazë që mbulohet nga pemët, Artyom, 35 vjeç, thotë se jemi në veri të qytetit të Siverskut, rreth 8 km (pesë milje) nga vija e frontit rus. Ai shprehet për BBC se me forcat ruse ka raste që janë rreth 30 metra larg.
Këto janë të gjitha pozicione mbrojtëse, por suksesi në Kherson bën që shumë njerëz të mendojnë se më shumë ofensiva janë planifikuar këtu dhe më tej në veri.
Një komandant njësie ka shpjeguar se në terren ata kanë një njeri për çdo tre të armikut. Në Sivierodontesk, raporti është një me shtatë. Komandanti shprehet se granatimet janë të vazhdueshme, por në distancë. Po ashtu, siç shpjegohet nga komandanti i luftës, shpesh herë forcat ruse godasin edhe personelin apo rojet e objekteve.
Sergiy thotë se është krenar që është ukrainas. Ai nuk është një “nacionalist”, por thotë se beson te Ukraina dhe Forcat e Armatosura të shtetit të tij.
Siç shpjegon, nuk ka asnjë arsye që të ikë nga vendi, pasi edhe paraardhësit e tij kanë jetuar historikisht në Ukrainë.