BOTA, 1 Shtator 2022, 15:58

Lufta/ Macron: Të vazhdojnë negociatat derisa të arrihet paqja Rusi-Ukrainë

Lufta/ Macron: Të vazhdojnë negociatat derisa të arrihet paqja

Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbrojtur politikën e tij për të vazhduar dialogun me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës.

Ai madje tha se Turqia nuk duhet të jetë fuqia e vetme që bisedon me Moskën dhe tashmë duhet të bëhen përgatitje për negociatat e paqes.

“Kush dëshiron që Turqia të jetë e vetmja fuqi botërore që vazhdon të bisedojë me Rusinë?”, tha presidenti tha në një takim të ambasadorëve francezë në Pallatin Elysee.

“Ne nuk duhet të dorëzohemi para asgjëje,” shtoi ai.