TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se Uashingtoni është i shqetësuar rreth njoftimeve për "aktivitet të pazakontë ushtarak nga ana e Rusisë", pranë kufirit të këtij vendi (Rusisë) me Ukrainën.
Zoti Blinken shtoi se çdo veprim përshkallëzues ose agresiv përbën shqetësim për Shtetet e Bashkuara.
Uashingtoni po diskuton gjithashtu mënyrat për të garantuar një furnizim të sigurt me energji të Ukrainës, shtoi zoti Blinken, gjatë një komenti me në krah ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, pas një takimi në Departamentin e Shtetit./VOA/