TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas krizës së emigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, Lituania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Qindra emigrantë në territorin e Bjellorusisë kanë ngritur kampe në pritje për tu futur në territorin e Lituanisë.
Gjendja e jashtëzakonshme, e cila filloi në mesnatën e së martës do të zgjasë një muaj, duke u lejuar rojeve kufitare të përdorin forcën fizike për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Lituani.
Vendet anëtare të BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë për inkurajimin e emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika, si hakmarrje për sanksionet kundër Minskut për shkelje të të drejtave të njeriut.
Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Lituani ndalon çdo lëvizje brenda pesë kilometrave nga kufiri i Bjellorusisë. Gjithashtu do të pengojë këdo që kërkon të ndihmojë emigrantët, tha kryeministrja Ingrida Simonite.