TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përpara një takimi të pritshëm virtual me presidentin amerikan Joe Biden, presidenti kinez Xi Jinping tha se vendi është i gatshëm të punojë me SHBA-në, me kusht respektin reciprok.
Pekini zakonisht përdor termin “respekt reciprok” në thirrjen për komunikim më të favorshëm me SHBA
“Tani për tani, marrëdhëniet Kinë-SHBA janë në një pikë kritike historike”, tha Xi, sipas një letre drejtuar Komitetit Kombëtar për Marrëdhëniet SHBA-Kinë, një organizatë jofitimprurëse me bazë në Nju Jork.
Biden dhe Xi Jinping do të mbajnë një samit virtual javën e ardhshme edhe pse ende nuk është vendosur një datë zyrtare.
Ky takim vjen pasi dy ekonomitë më të mëdha në botë kanë ngecur mes mosmarrëveshjeve të shumta, duke përfshirë teknologjinë , tregtinë, Tajvani dhe çështjet e të drejtave të njeriut.
“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të menaxhuar me përgjegjësi konkurrencën midis vendeve tona,” u tha gazetarëve zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre.