BOTA, 10 Nëntor 2021, 15:27

Rekord rastesh me Covid-19 në Gjermani, në 24 orë identifikohen rreth 40 mijë të infektuar

Rekord rastesh me Covid-19 në Gjermani, në 24 orë identifikohen
Foto ilustruese

Situata epidemiologjike në Gjermani paraqitet alarmante.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 39, 676 raste të reja të infektimeve. Ndërsa 236 persona kanë humbur jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se incidenca javore për 100 mijë banorë u rrit në 232,1.

Sakaq ekspertët shprehen të shqetësuar sepse nëse situata nuk do të ndryshojë, atëherë vendi mund të përballet me 100, 000 viktima të tjera.