BOTA, 19 Maj 2022, 15:51

Biden mirëpret liderët e Finlandës dhe Suedisë në Shtëpinë e Bardhë

Biden mirëpret liderët e Finlandës dhe Suedisë në

Presidenti i SHBA-së Joe Biden mirëpriti presidentin finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson në Shtëpinë e Bardhë të enjten, pasi udhëheqësit e të dy vendeve nordike dorëzuan aplikimet për NATO-n, shkruan CNN.

Aplikimi i Suedisë dhe Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO vjen si përgjigje ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila rriti shqetësimet për sigurinë në të gjithë rajonin. Vendimi i tyre për t’u bashkuar me aleancën shënon një evolucion dramatik në sigurinë dhe gjeopolitikën europiane.

Udhëheqësit janë planifikuar të zhvillojnë një takim në dhomën e kabinetit të Shtëpisë së Bardhë dhe më pas do të mbajnë një konferencë.

Këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, u tha gazetarëve të mërkurën se takimi me liderët në Uashington do t’i lejojë të tre kombet “të koordinohen dhe të marrin vendimet e duhura” në rrugën që kanë zgjedhur.

Sullivan i quajti aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me aleancën “një moment vendimtar në sigurinë europiane”.