BOTA, 18 Maj 2022, 14:35

BE propozon miratimin e 9 miliardë dollarëve ndihmë shtesë për Ukrainën

BE propozon miratimin e 9 miliardë dollarëve ndihmë shtesë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, propozoi të mërkurën ndihmën e re makro-financiare për Ukrainën deri në 9 miliardë euro këtë vit, sipas CNN.

“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe kur ata do të rindërtojnë vendin e tyre,” tha von der Leyen gjatë një deklarate ditën e sotme.

“Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet për rindërimtin e vendit", tha ajo, duke shtuar se BE ka “një interes strategjik për të udhëhequr përpjekjet për rindërtimin e vendit.”

Rikujtojmë se shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, njoftoi para disa ditësh se blloku do të miratojë 500 milionë euro shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.