TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Finlanda dhe Suedia kanë dorëzuar kërkesat e tyre për t’u anëtarësuar në NATO. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Ushtarake, Jens Stoltenberg.
“Aplikimet që keni bërë sot janë një hap historik. Aleatët tani do të shqyrtojnë hapat e ardhshëm në rrugën tuaj drejt NATO-s.
Duhet të merren parasysh interesat e sigurisë së të gjithë aleatëve dhe ne jemi të vendosur të punojmë për të gjitha çështjet dhe të arrijmë në përfundime të shpejta”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg i bëri këto komente, teksa në krah kishte Klaus Korhonen, ambasadorin e Finlandës në NATO dhe Axel Wernhoff, ambasadorin e Suedisë.