BOTA, 18 Maj 2022, 21:16

Hidhet në erë një tren që po transportonte ushtarë rusë

Hidhet në erë një tren që po transportonte ushtarë

Luftëtarët ukrainas kanë hedhur në erë një tren të blinduar që transportonte trupa ruse, në qytetin e pushtuar të Melitopolit, bëri të ditur të mërkurën Forca e Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës.

Qyteti i Melitopolit në rajonin e Zaporizhzhia shtrihet në pjesën jugore të Ukrainës që u pushtua, pak pasi nisi lufta në Ukrainë, më 24 shkurt.

Mbrojtja territoriale e Ukrainës, dega rezerviste e forcave të armatosura, tha se një armë shpërtheu nën trenin që transportonte ushtarë.

Deklarata u publikua në Facebook dhe nuk u dhanë detaje për shkallën e dëmit.