BOTA, 18 Maj 2022, 17:29

U tha se ishte me nënshtetësi ruse/ Fotoja e Zelenskyt që bëri xhiron e rrjetit rezulton e rreme

U tha se ishte me nënshtetësi ruse/ Fotoja e Zelenskyt që

Pretendimet se presidenti i Ukrainës Zelensky është shtetas rus janë hedhur poshtë duke u cilësuar si të rreme. Gjatë muajit prill, një foto e pasaportës së Zelensky që shfaqej si rus e tregonte atë të ri Volodymyr Zelensky.

Fotoja bëri xhiron e rrjetit kryesisht në Telegram, ku theksohej se Zelensky ishte rus dhe nuk ishte i përshtatshëm për presidencën ukrainase. Këtë rast e transmetuan mediat ruse.

Megjithatë, nuk ka asnjë provë që Zelensky është shtetas rus. Fotoja e pasaportës është e rremë dhe fotografia e Zelenskit ishte e përpunuar.

BBC ka analizuar imazhin në pasaportë dhe ka gjetur se nuk është foto pasaporte, por një fotografi e vjetër që mund të gjendet në një faqe interneti në gjuhën ruse në një artikull për ‘historinë e dashurisë’ të Zelenksy dhe gruas së tij.

Hetuesi me burim të hapur Max Bernhard ka gjetur prova të tjera se pasaporta ishte e rreme. Bernhard zbuloi se data e lëshimit nuk përputhej me informacionet e tjera në pasaportë dhe duket se është krijuar duke përdorur një pjesë të softuerit që gjeneron pasaporta të rreme ruse.