BOTA, 18 Maj 2022, 22:33

Presidenti Zelensky kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në Ukrainë! Ja çfarë pritet tani

Presidenti Zelensky kërkon shtyrjen e mobilizimit ushtarak në

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekrete për të zgjatur ligjin ushtarak dhe mobilizimin për 90 ditë të tjera në vend, duke filluar nga 25 maji.

Sipas BBC, dokumentet janë dorëzuar në parlamentin ukrainas dhe duhet të miratohen nga të paktën gjysma e ligjvënësve.

Ligji ushtarak u vendos më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë. Periudha fillestare prej 30 ditësh është zgjatur dy herë deri më tani.

Dekreti i parë i Zelensky për mobilizimin ishte për 90 ditë dhe zbatohej në të gjitha rajonet e vendit.

Javën e kaluar, ministri i mbrojtjes i Ukrainës tha se shpresonte të armatoste një milion luftëtarë ndërsa vendi përgatitej për një “fazë të re, të gjatë lufte”.