TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rusia ka reaguar ndaj mesazheve të përcjella nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Prishtinë, ku i vendosi si kusht Serbisë për anëtarësimin në BE njohjen e Kosovës.
Me tone kritike iu përgjigj zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova e cila deklaroi se “Beogradi nuk i ka borxh asgjë Brukselit”.
“A janë këta ‘miq’ të Serbisë?”, pyet Zakharova duke shtuar se perëndimi është borxhli ndaj serbëve.
“Popullit serb tashmë po i thuhet vazhdimisht se çfarë dhe si të bëjë. Çfarë do të ndodhë më pas?”, shkruan në telegram zyrtarja e Ministrisë së Jashtme ruse.
Reagimet nga Moska vijnë pas deklaratës së Scholzit, i cili tha se nuk arrin ta imagjinojë se dy vende që nuk e njohin njëra tjetrën të bëhen pjesë e BE-së, duke konsistuar në Kosovën e Serbinë.
“Është e qartë se marrëveshja përfundimisht duhet të sqarojë edhe çështjen e njohjes së Kosovës, sepse nuk mund të imagjinohet që dy vende që nuk e njohin njëri-tjetrin të bëhen anëtarë të BE-së”, tha Scholz në kryeqytet.
Duke raportuar këtë reagim, mediat në Moskë risjellin në vëmendje thirrjen e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, që vendi i tij të rishikojë planet për integrim në BE.
Gjithashtu, edhe deklaratën e vetë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se “Unioni Evropian është një faktor i rëndësishëm në botë, por rëndësia e tij po bie bashkë me fuqinë e tij ekonomike”.