BOTA, 10 Qershor 2022, 17:43

Suedia përpjekje për të bindur Erdogan për anëtarësimin në NATO: Të gatshëm të bëjmë përparim në çështjet që ka ngritur Turqia

Suedia përpjekje për të bindur Erdogan për

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde thotë se vendi i saj synon të bëjë përparim konstruktiv në bisedimet me Turqinë mbi kërkesën e vendit nordik për t’u bashkuar me NATO-n.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n muajin e kaluar në dritën e pushtimit rus të Ukrainës, por presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar kundërshtimin e tij ndaj aplikimit.

Ai akuzon dy vendet nordike se strehojnë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup që Ankaraja e sheh si një organizatë terroriste, si dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin akuzohen nga Erdogan për orkestrimin grushtit shteti të vitit 2016.

“Kërkesa jonë ka marrë mbështetje të gjerë midis anëtarëve të NATO-s,” tha Linde në një deklaratë të politikës së jashtme.

“Ambicia jonë është që, në një frymë konstruktive, të bëjmë përparim në çështjet që Turqia ka ngritur,” i tha ajo parlamentit.