TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Disa viktima raportohen pas një sulmi me armë në Maryland, SHBA, thonë autoritetet. Një person i armatosur sulmoi një fabrikë në zonën Smithsburg, duke hapur zjarr ndaj punëtorëve.
Nga të dhënat e para raportohet se ka viktima të shumta. Sipas mediave amerikane, autori është neutralizuar nga autoritetet pa dhënë më shumë informacion për gjendjen e tij. Sipas autoriteteve lokale, i armatosuri nuk përbën më rrezik.
Ky është sulmi i radhës në SHBA, ndërsa javët e fundit janë shënuar disa të tjerë. Kjo ka sjellë që autoritete do të rishikojnë ligjin për armët.