TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

BE ka miratuar një paketë të re sanksionesh që synon të ushtrojë më shumë presion ndaj Rusisë. Paketa, detajet e së cilës nuk janë zbuluar, u miratua pas disa ditësh diskutimesh gjatë një takimi të ambasadorëve të bllokut të 27 vendeve në Bruksel, ndërsa krerët e BE-së mbajtën një samit aty pranë, raporton Sky News.
Republika Çeke, e cila mban presidencën e radhës të Këshillit të BE, tha se paketa do të konfirmohet me procedurë me shkrim nesër. Komisioni Evropian propozoi javën e kaluar ndalime të udhëtimit dhe ngrirje të aseteve për pothuajse 200 zyrtarë dhe oficerë ushtarakë rusë si pjesë e raundit të ri të masave.
Ishte e paqartë nëse propozimet ishin ndryshuar gjatë negociatave midis vendeve anëtare. Objektivat e sanksioneve të fundit të rekomanduara përfshinin ministrat e qeverisë, ligjvënësit, guvernatorët rajonalë dhe partitë politike.