TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët lidhur me buxhetin e BE-së për vitin 2026, duke u përqendruar te menaxhimi i krizave, mbrojtja dhe politika e emigracionit.
Ata planifikojnë të shpenzojnë 186,24 miliardë euro (218 miliardë dollarë) vitin e ardhshëm, krahasuar me 193,26 miliardë euro – të propozuara nga Komisioni Evropian në fillim të qershorit.
Sipas zyrtarëve, propozimi i vendeve të BE-së, i miratuar sot, ndjek një qasje të kujdesshme dhe realiste.
Synimi është të sigurohet një buxhet që mbulon projektet ekzistuese, dhe njëkohësisht të mbetet mjaftueshëm fleksibël për t’u përballur me sfidat e reja.
“Planifikimi buxhetor duhet të mundësojë përgjigjen ndaj krizave në Lindjen e Mesme apo ndaj pasojave të vazhdueshme të luftës në Ukrainë”, thanë zyrtarët.
Qëndrimi i vendeve të BE-së duhet të miratohet zyrtarisht dhe do të shërbejë si bazë për negociatat me Parlamentin Evropian.
Kufijtë e shpenzimeve të BE-së përcaktohen nga kuadri financiar 7-vjeçar (2021–2027) që kap shifrën prej rreth 1,1 trilionë euro.
Gjermania, si kontribuesja më e madhe në BE, siguron gati një të katërtën e fondeve.
Qeveria gjermane theksoi se Gjermania gjithashtu përfiton më shumë se çdo ekonomi tjetër evropiane nga tregu i përbashkët i BE-së.