BOTA, 26 Mars 2025, 19:51

Autobusi turistik përfundon në lumë, humb jetën shoferi, plagosen 3 kalimtarë. Ja momenti i aksidentit

Autobusi turistik përfundon në lumë, humb jetën shoferi,

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Torino të Italisë ku një autobus turistik ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në lumë pasditen e sotme.

Mediat italiane raportojnë se nga ky aksident ka ndërruar jetë shoferi, ndërsa tre kalimtare kanë mbetur të plagosur. Shoferi fillimisht u gjet me shenja jete, por ai ndërroi jetë në spital.

Mendohet se ka qenë vetëm shoferi brenda në autobus, pasi nuk janë gjetur trupa të tjerë.

Sakaq, tre këmbësorët ndodhen në spital nën kujdesin mjekësor, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by TorinoCronaca (@torinocronaca)