TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ushtar amerikan është arrestuar në Rusi pasi akuzohet për vjedhje, ka bërë me dije agjencia shtetërore e lajmeve ruse RIA.
Ushtari, të cilin një gjykatë ruse e identifikoi si Gordon Black, do të mbahet në paraburgim deri më 2 korrik.
“Gjykata e Qarkut Pervomaisky në Vladivostok arrestoi ushtarin amerikan Gordon Black sipas nenit për ‘Vjedhje’, të kodit penal të Rusisë,” citoi RIA të ketë thënë zëdhënësja e gjykatës.
Ushtria amerikane thotë se është informuar për ndalimin, por nuk e ka bërë zyrtar emrin e ushtarit të ndaluar.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ushtari ishte vendosur në Korenë e Jugut.
Një zyrtar tjetër amerikan tha se ushtari u akuzua për vjedhjen e një gruaje.