TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 35 të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron në rajonin rus të Belgorod, në kufi me Ukrainën.
“Dy kamionë të vegjël të cilët po transportonin punonjësit në vendin e tyre të punës, dhe një makinë u sulmuan nga ushtria ukrainase duke përdorur drone kamikazë. Gjashtë persona vdiqën dhe 35 të tjerë u plagosën, mes të cilëve dhe dy fëmijë”, tha guverantori i qytetit, Vyacheslav Gladkov i cili specifikoi se sulmi ndodhi pranë Beriozovka, një fshat shumë afër kufirit me Ukrainën.
“Një burrë është në gjendje të rëndë”, tha Vyacheslav Gladkov, ndërsa personat e tjerë të plagosur janë transportuar në qendrat mjekësore në rajon.
Sipas autoriteteve rajonale, automjetet e sulmuara i përkisnin një kompanie që po transportonte punonjës.
Ky sulm vjen një ditë para se Vladimir Putin të nisë zyrtarisht mandatin e pestë si president, dhe tre ditë para festimeve të 9 majit të fitores sovjetike kundër Gjermanisë naziste.