BOTA, 6 Maj 2024, 19:40

Negociatat për armëpushim në Gaza, Hamasi pranon propozimin e paraqitur në Kajro

Negociatat për armëpushim në Gaza, Hamasi pranon propozimin e

Hamasi ka deklaruar sot se ka pranuar një propozim për armëpushim në Gaza nga Egjipti dhe Katari, dy vendet ndërmjetësuese në diskutimet me Izraelin.

Grupi militant tha në një deklaratë se shefi i saj, Ismail Haniyeh, kishte informuar kryeministrin e Katarit dhe shefin e inteligjencës së Egjiptit për pranimin e propozimit të tyre.

Megjithatë nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme se çfarë përfshinte marrëveshja.