BOTA, 15 Maj 2022, 16:07

Blinken: SHBA mbështet fuqimisht Suedinë dhe Finlandën që të bëhen anëtare të NATO-s

Blinken: SHBA mbështet fuqimisht Suedinë dhe Finlandën që

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka deklaruar se SHBA jep mbështetjen e fortë për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Gjatë një takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare që po mbahet në Berlin, Blinken theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë në krah të këtyre dy vendeve nëse duan që të bashkohen zyrtarisht me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqimisht aplikimin e NATO-s nga Suedia ose Finlanda nëse ata zgjedhin të aplikojnë zyrtarisht në aleancë. Kam shumë besim se do të arrijmë konsensus”, ka deklaruar Blinken.


Reuters raporton se Blinken gjithashtu thotë se SHBA do të rihapë ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas Kiev.