TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një juri e madhe me bazë në Atlanta paditi ish-presidentin e SHBA, Donald Trump dhe 18 të të tjerë me akuza shtetërore javën e kaluar, që rrjedhin nga përpjekjet e tyre për të përmbysur humbjen elektorale të ish-presidentit në vitin 2020 në shtetin Peach.
Të pandehurit kanë kohë deri në mesditën e së premtes për t’u dorëzuar vullnetarisht te autoritetet, tha javën e kaluar Prokurori i Qarkut Fulton Fani Willis, citon CNN.
Këtu janë 19 personat e akuzuar në rastin e Xhorxhias, sipas aktakuzës :
Donald Trump, ish-president i SHBA
Mark Meadows, shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë
Kenneth Chesebro, avokat pro Trump
Jeffrey Clark, zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë
Jenna Ellis, avokate e fushatës së Trump
Robert Cheeley, avokat që promovoi pretendimet për mashtrim
Mike Roman, zyrtar i fushatës së Trump
David Shafer, kryetar i GOP të Xhorxhias dhe zgjedhës i rremë
Shaën Still, zgjedhës i rremë i GOP
Harrison Floyd , lider i Black Voices for Trump
Sidney Powel l, avokat i fushatës së Trump
Misty Hampton, mbikëqyrëse e zgjedhjeve në Coffee County
Ray Smith, avokat i fushatës së Trump.