BOTA, 19 Shkurt 2022, 23:03

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, gjashtë viktima dhe 41 të plagosur

Aksidentohet autobusi me turistë në Turqi, gjashtë viktima dhe 41

Një autobus me turistë është aksidentuar mëngjesin e së shtunës në Turqi, ku për pasojë gjashtë prej tyre humbën jetën, ndërsa 41 të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në autostradën Konya-Aksaray, gjatë së cilës drejtuesi i autobusit humbi kontrollin e mjetit për të dalë nga rruga dhe përmbysur.

Sipas burimeve nga policia, autobusi me turistë ishte duke udhëtuar drejt pikës së frekuentuar të Kapadokia, kur aksidenti ndodhi. Tashmë një hetim i gjerë ka nisur për të zbuluar shkaqet e këtij aksidenti.