TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të tërheqë trupat ushtarakë nga kufirin me Ukrainën dhe të punojë për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Stoltenberg tha se deri më tani nuk kanë parë sinjale që mbështesin pretendimet e Moskës se ka filluar tërheqjen e trupave pranë Ukrainës, por sipas tij, po ndodhë e kundërta.
“Ne i bëjmë thirrje Moskës që të bëjë atë që po thotë se po bën, të tërheqë trupat nga kufijtë e Ukrainës. Ky do të ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt një zgjidhjeje paqësore. Nuk është vonë për Rusinë që ta ndryshojë kursin, të tërhiqet, të ndalojë përgatitjet për luftë dhe të fillojë që të punojë për një zgjidhje paqësore”, tha Stoltenberg.
Sipas tij, grumbullimi ushtarak në dhe përreth Ukrainës është më i madh që prej Luftës së Ftohtë.
“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë, por rreziku për konflikt është real. Aleatët e NATO-s po vazhdojnë përpjekjet e tyre të fuqishme diplomatike për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Stoltenberg.