TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Teksa pritet që armët të shkrepen në kufi të Ukrainës, tensioni është zhvendosur në studion e një televizioni ukrainas. Përgjatë emisionit “Freedom of Speech” ku diskutoheshin zhvillimet e fundit të konfliktit Rusi-Ukrainë, politikani pro-rus Nestor Shufrych u shpreh se ai kurrë nuk do të mundte ta quajë presidentin Putinin “vrasës”, pasi një ditë mund t’i duhej të negocionte me të.
Deputeti, pjesë e partisë “Platforma për Jetën”, tha se grupimi i tij ishte i dyti në parlament, si dhe se “populli i Ukrainës mbështet anën e tij (duke nënkuptuar kështu se ukrainasit janë pro narrativës ruse). Ka mjaftuar kjo deklaratë që gazetari Yuriy Butusov të ngrihej nga karrigia e tij dhe të qëllonte ligjvënësin Shufrych.
Politikani pro-rus u ngrit shpejt në këmbë dhe vijoi përplasjen me gazetarin derisa të dy u rrëzuan përtokë.
Small update: Yuriy Butusov punched out Nestor Shufrych and got him in a headlock for a minute. https://t.co/Rpf5Paewmn pic.twitter.com/hZbkkuElb4
— Glenn Kates (@gkates) February 18, 2022