TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz ka deklaruar përsëri se ekziston një kërcënim për luftë në Evropë. Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih të shtunën në mëngjes, Scholz tha se Perëndimi është gati t’i përgjigjet menjëherë veprimeve ushtarake ruse, por vuri theksin tek bisedimet për të gjetur një zgjidhje diplomatike.
“Nuk ka asgjë që justifikon vendosjen e mbi 100,000 trupave që rrethojnë Ukrainën,” tha Scholz, duke paralajmëruar se do të ishte një “gabim serioz” nëse Rusia pushton Ukrainën.
“Në takimin tim me presidentin Putin të martën, e bëra të qartë se çdo shkelje e mëtejshme e integritetit territorial të Ukrainës do të ketë një çmim të lartë për Rusinë në aspektin politik, ekonomik dhe strategjik”.
Ai tha se ka shenja të qarta se Rusia është ende e hapur për negociata.
“Ne do të bëjmë një dallim të qartë midis kërkesave të paqëndrueshme dhe interesave legjitime të sigurisë,” shtoi Scholz.
Kancelari hodhi poshtë pretendimet ruse për gjenocid në rajonin e Donbasit dhe i quajti deklaratat e Moskës qesharake.