BOTA, 25 Mars 2022, 22:44

Franca bashkëpunon me Turqinë dhe Greqinë për të evakuuar ukrainasit nga Mariupol, Macron: Po koordinohemi, më pas do të flas me Putinin

Franca bashkëpunon me Turqinë dhe Greqinë për të

Franca po bashkëpunon me Turqinë dhe Greqinë për hartimin e një plani për evakuimin e qytetarëve ukrainas nga qyteti i Mariupolit.

Këtë e ka bërë të ditur Presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sipas BBC, ai është shprehur se do të diskutojë me Vladimir Putinin gjatë ditëve të ardhshme lidhur me nismën e planifikuar.

Qyteti port i Mariupolit qëndron në gërmadha pas sulmeve të pamëshirshme ruse. Dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbetur të bllokuar brenda, me pak rezerva ushqimore, ujë, energji elektrike ose gaz.

Macron u tha gazetarëve se kishte një diskutim “konkret” sot me kryebashkiakun e Mariupolit.

“Ne jemi duke u koordinuar dhe më pas do të negociojmë me rusët”, tha ai.